Të premten në mëngjes, Snapchat filloi të punojë, por ende nuk po funksionon për disa përdorues.

Snapchat lëshoi një deklaratë në lidhje me rënien e aplikacionit për një periudhë më të gjatë kohore.

Snapchat thotë se nëse aplikacioni ende nuk punon për ju, do të duhet ta zgjidhni vetë problemin.

Do të duhet të fshish, pastaj të instalosh përsëri aplikacionin ose thjesht ta përditësosh me dorë dhe gjithçka do të jetë mirë.

Përkundër gjithë kësaj, Snapchat ende nuk punon për disa përdorues, madje edhe të premten pasdite. /Telegrafi/