LAJMI I FUNDIT:

Nëse doni një version argëtues për thonjtë, frymëzohuni nga Adele

Nëse doni një version argëtues për thonjtë, frymëzohuni nga Adele

Ka një “shkëndijë” që dallon në daljet publike të Adele: stili i pagabueshëm klasik!

Fustane të gjatë, me nuanca forta plot shkëlqim, me fruda te pjesa e krahëve, temina, gurë e plot elementë të tjerë që e bëjnë dukjen e saj frymëzues për shumë gra.


Në fotot e fundit në Instagram, e veshur me një fustan të zi me detaje teminash në të, gjithë vëmendjen këtë herë e morën thonjtë e artistes.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Një manikyr disi aventuresk duke zgjedhur një model gjysmë nude dhe gjysmë të zi, si për ta dhënë idenë e një versioni thonjsh “tuxedo”. Argëtuese apo jo?

Nëse doni edhe ju të realizoni thonjtë e saj, ju vjen në ndihmë artistja Zola Ganzorigt, e cila ka realizuar këtë model të artistes.

Thonj të gjatë ose në formë bajameje, kjo është gjatësia që ju duhet për të realizuar modelin e këngëtares. Aty ku formohen natyrshëm majat e thonjve, sipas estetistes bëhet ndarja përgjysmë, në nudo dhe të zezë, citon Anabel.

Nëse doni të kopjoni Adele, ne sapo ju dhamë një ndihmë të vogël? /Telegrafi/