LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi proteina të pastra, shmangni këtë mish pule

Nëse dëshironi proteina të pastra, shmangni këtë mish pule

Në rast se dëshironi të hani proteinë të pastër pa aspak yndyrë, ju këshillojmë t’i kushtoni kujdes dukjes së gjoksit të pulës

Nëse ndonjëherë keni blerë gjoks pule, atëherë me siguri dini që ndonjë mish ka linja të bardha në sipërfaqe.


Tani është zbuluar se çfarë saktësisht janë këto vija, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Falë fermave moderne ndonjëherë zogut të sapo dalë nga veza deri sa të arrijë në pjatën tuaj i nevojiten vetëm 40 ditë, pikërisht të rritjes dhe zhvillimit të shpejtë, thanë ekspertët në emisionin Discovery Food në Channel 4.

Shpejtësia me të cilën rriten zogjtë shkakton shfaqjen e linjave të bardha në mish, kanë zbuluar shkencëtarët, ndërkaq adhuruesit e fitnesit mbase do të dëshironin që t’i shmangnin, sepse këto linja pikërisht do të thonë tepricë e yndyrës.

Zogjtë shumë shpejt zhvillohen në mënyrë që të arrijnë madhësinë e nevojshme për mish dhe treg, gjë që shkakton shfaqjen e linjave të bardha.

Mirëpo, madje edhe me linja të bardha, përmbajtja e yndyrës në mishin e pulës ende është e ulët, sipas të dhënave të prezantuara në studim.

Nga ana tjetër, mishi organik ka minimalisht linja, sepse zogjtë më ngadalë rriten. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori