Nëse kritikon qeverinë do të thonë se të paguan opozita.
Nëse kritikon opozitën do të thotë se je shitur te qeveria.
Nëse i kritikon të dy do të thonë bën lojën e oligarkëve…
Nëse i kritikon oligarkët do të thonë i shantazhon për t’u marrë para!
Nëse i kritikon të gjithë do të thonë… ky është i çmendur.
Nëse përdor emra në shkrim do të thonë e ke personale
Nëse nuk përdor emra do të thonë… ke frikë të përmendësh emra!
Nëse merresh me gazetari investigative do të thonë: gjobvënës.
Nëse nuk merresh do të thonë: pse nuk investigon?
Nëse ke mbetur pa shtëpi e katandi do të thonë: ti nuk bën hajër për vete
Nëse ke shtëpi e katandi do të thonë: edhe ti si gjithë të tjerët, i korruptuar.
Nëse merresh me një ngjarje të aktualitetit do të thonë: ku ishe ti më 1991? 1996? 2006? 2016?!
Nëse shkruan për të shkuarën do të thonë: po pse nuk shkruan për këto që ndodhin sot?!
Nëse kritikon një lider do të thonë: po pse nuk e kritikon tjetrin?
Nëse i kritikon të dy (apo të tre) do të thonë: e bën për snobizëm.
Nëse shkruan për sportin do të thonë… nuk ta mban të shkruash për politikë.
Nëse shkruan për politikë do të thonë të gjithë merren me këtë sport!
Nëse shkruan për liderët, do të thonë: pse nuk shkruan për njerëzit?
Nëse shkruan për “njerëzit” do të thonë nuk ta mban të shkruash për “liderët”.
Nëse shkruan për zjarret në Amazonë do të thonë: pse nuk shkruan për zjarret në Shëngjin?
Nëse shkruan për zjarret në Shëngjin do të thonë: bota digjet dhe ky e ka mendjen te Shëngjini!
Nëse shkruan humor do të thonë: seriozisht e ka ky?
Nëse nuk shkruan humor do të thonë: po ky me ne tallet?
Nëse flet për një çështje do të thonë: pse nuk hesht?
Nëse hesht do të thonë: pse nuk flet?
Nëse shkruan për gjithçka do të thonë: “gjitholog”.
Nëse shkruan vetëm për një çështje do të thonë nuk ta mban për të tjerat!
Nëse shkruan të vërtetën do të thonë: këto i dinë të gjithë na thuaj zgjidhjen.
Nëse shkruan për zgjidhjen do të thonë: avash, avash, u bëre ti!
Nëse nuk shkruan të hakërrehen…. pse nuk shkruan?!
Nëse shkruan, gjithsesi ti do të jesh fajtor për… për 13 tetorin, 30 qershorin, për negociatat, për zjarrin në Amazonë, për faktin që ka dy muaj që nuk bie shi, për krizën e refugjatëve, për Brexit-in, dhe padyshim edhe për krizën në detin e Kinës.
Por, do të jesh fajtor edhe pse ai/ajo është pa punë, pse ai/ajo nuk del në televizor, pse nuk i ka dalë llotaria amerikane, pse nuk ka fituar llotarinë kombëtare dhe pse tani… bën kaq shumë vapë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën