LAJMI I FUNDIT:

Nëntë shembuj interesantë që tregojnë sesi prindërit nëpër botë i rrisin fëmijët e tyre (Foto)

Nëntë shembuj interesantë që tregojnë sesi prindërit nëpër botë i rrisin fëmijët e tyre (Foto)

Çdo prind ka mënyrën e tij unike sesi e rrit fëmijën e tij, por të gjithë ata kanë diçka të përbashkët: Duan më të mirën për fëmijët e tyre.

Bright Side ka publikuar një artikull interesant ku tregon sesi prindërit i rrisin fëmijët në vende të ndryshme të botës.


Prindërit mauritanian i pështyjnë në fytyrë fëmijët e tyre. Ata besojnë se pështyma i ruan fjalët e tyre kështu që i pështyjnë bebeve të porsalindura që bekimet e tyre të qëndrojnë me ta. Mamatë i pështyjnë bebeve në fytyrë ndërsa baballarët i pështyjnë në vesh dhe e shpërndajnë pështymën në të gjithë kokën për t’u siguruar që bebet e tyre të kenë një jetë të bekuar.

Prindërit norvegjez i lënë fëmijët të flenë përjashta në temperatura nën zero gradë. Këtë e bëjnë përgjithësisht në dimër kur ndodhen duke shijuar një drekë apo pije të ngrohtë brenda një restoranti, ndërsa beben e lënë jashtë në të ftohtë. Ajri i ftohtë besohet se i mban bebet më rezistent ndaj sëmundjeve.

Mamatë në Kenia nuk e shikojnë kurrë drejt e në sy beben e tyre. Sapo fëmija i tyre i sheh në sy, ato ndërrojnë shikimin në mënyrë që fëmija mos të kërkojë shumë vëmendje.

Prindërit vietnamez i trajnojnë fëmijët e tyre që të urinojnë me komandë. Pra sa herë që një fëmijë vietnamez kërkon që të urinojë, mamaja e tyre fishkëllen në një mënyrë të veçantë. Kur fëmija arrin 9 muajsh, ai është në gjendje ta lidhë atë zë me urimin dhe mëson që të shkojë në tualet vetë.

Prindërit majan të popullit indigjen të Mesoamerikës i lajnë fëmijët e tyre me ujë të akullt përpara se të flenë. Ata e bëjnë këtë gjë për t’i mbrojtur nga nxehtësia dhe për t’i mbajtur në gjendje të mirë.

Bebet finlandeze flenë në kuti kartoni. Mamatë në Finlandë marrin nga shteti një kuti të mbushur me çarçaf dhe rroba që mund të përdoren si shtrat. Me dyshekun në pjesën e poshtë, kutia bëhet shtrati i parë i foshnjës. Disa thonë se kjo traditë e ka ndihmuar Finlandën të arrijë normat më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në botë.

Fëmijët japonez hanë gjithçka dhe nuk shëndoshen kurrë. Prindërit japonez dhe mensat e shkollës i kushtojnë vëmendje të veçantë ushqimit të përditshëm të fëmijëve. Ata ndjekin një dietë me bazë bimore duke përfshirë porcione të vogla të një shumëllojshmërie ushqimesh dhe ata kurrë nuk hanë derisa të ngopen.

Fëmijët danez i varin biberonat e tyre në një pemë. Në Danimarkë kur një fëmijë mbush 3 vjeç dhe e ka hequr biberonin, ata e varin biberonin në një pemë speciale duke i dhënë lamtumirën finale.

Bebet armene e zgjedhin profesionin në një moshë shumë të vogël. Sipas një rituali, kur fëmijës së tyre i del dhëmbi i parë, mamatë armene i rreshtojnë përpara disa lodra. Lodra e parë që fëmijë tregon interes është karriera që ata do të ndjekin. Një libër përfaqëson mësuesinë, paratë simbolizojnë bankierin dhe thika tregon se fëmija do bëhet doktor. /Xing.al/