Nëntë dieta të pazakonshme të të famshmëve: Madonna zien ushqimin, por nuk e ha!
Çfarëdo që mendoni, personat e famshëm nuk janë sikur “njerëzit e zakonshëm”. Kur humbin kilogramët, patjetër e bëjnë këtë për para.
Kjo është lista e metodave më të pazakonshme me ndihmën e të cilave të famshmit humbin kilogramët.
Natalie Portman
Për rolin e valltares së balerinës e cila ka probleme me peshën, Natalie është detyruar të jetë rreth 37 kilogramë. E vërtetë, 37! Ushqimi i saj ditor është përbërë nga një gjysmë grejpfruti, karota dhe pak bademe. Tingëllon e tmerrshme, mirëpo ai rol i ka sjellë çmimin “Oscar”, transmeton Telegrafi.
Beyoncé Knowles
Beyonce ka refuzuar të hajë ushqim të ngurtë për shkak të shtatë kilogramëve më tepër për rolin në filmin “Dreamgirls”. Ndonëse edhe kjo mund të konsiderohet njëra nga ato dietat ekstreme, që natyrisht nuk mund të zgjasin për shumë gjatë, ia vlen të merret parasysh për raste të veçanta. Bëhet fjalë për ‘Pastrimin Mjeshtëror’, dietë të cilën e kishte përdorur Beyoncé kur përgatitej për rolin e saj. Ajo në këtë periudhë kohore kishte mbijetuar me lëng limoni, shurup panje dhe spec të djegës, dietë kjo që e detoksifikon trupin dhe e përshpejton procesin e humbjes së peshës.
Matthew McConaughey
Për katër muaj të dietës tepër të rreptë ka humbur më shumë se 20 kilogramë. Dieta është bazuar në shumë lëngje dhe në proteina, ndërkaq aktori thotë që presoni psikologjik ka qenë më i rëndë se dieta.
Reese Witherspoon
Reese i është kthyer ushqimit të popullarizuar të bazuar në ushqimin e fëmijëve në mënyrë që të arrijë formën pas lindjes. Sekreti është i thjeshtë: ushqimi i qulltë lehtë tretet, ndërkaq sasia e racioneve garanton që nuk do të ngopet shumë.
Anne Hathaway
Roli i punëtores së fabrikës e cila vdes nga tuberkulozi në filmin “Les Miserables” kërkon dukje përkatëse. Anne ka qenë në dietë me vetëm 500 kalori. Ka ngrënë dy porcione fibra të thata tërshëre, disa karota dhe pak humus. E tmerrshme!
Christina Aguilera
Këngëtarja thotë se ha në mënyrë të pazakontë: çdo ditë konsumon diçka kërcëlluese, të butë, të ngrohtë dhe të ftohtë. Ushqimi gjithashtu duhet patjetër të ketë ngjyrë të njëjtë.
Christian Bale
Kujt nuk i kujtohet roli i tij i tmerrshëm në filmin “The Machinist”? Është dashur patjetër t’i humbë 30 kilogramë për 4 muaj. Ushqimi i tij ka qenë i përbërë nga konservat me mish toni dhe mollët që nuk i kanë kaluar 300 kalori. Aktori ka pirë shumë ujë në mënyrë që të eliminonte ndjenjën e urisë. Bashkë me kilogramët ka humbur edhe muskujt. Prandaj, në film është dukur aq shumë i hajthëm.
Madonna
Si do të dëshironit të dukeshit në të pesëdhjetat dhe në të nëntat? Mbase sikur Madonna? Këngëtarja është në formë të pabesueshme. Kjo është kështu për shkak se ushqimi i saj bazohet në supozimin që ajri është i mjaftueshëm për funksionimin e trupit tonë. Ajo zien ushqimin, por nuk e ha: vetëm i merr erë dhe nuk ha asgjë, pos supës së njelmët dhe ujit. Madonna me siguri nuk jeton kështu gjithë kohën, por përdor këtë metodë kur duhet të eliminojë shpejt ndonjë kilogram.
Nicole Kidman
Pas lindjes, Nicole është detyruar të bëjë dietë goxha të rëndë. Ushqimi i saj është përbërë nga një vezë e zier fort për kafjall, një për drekë dhe dy për darkë. Ushqimi i tillë është i pashëndetshëm dhe i çekuilibruar, mirëpo aktorja ka humbur edhe më shumë kilogramë seç ka pritur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës