LAJMI I FUNDIT:

Nëntë arsye të çuditshme pse dikush mund të dashurohet pas jush

Nëntë arsye të çuditshme pse dikush mund të dashurohet pas jush

Dashuria dhe afeksioni janë të çuditshme dhe të mistershme, prandaj ndonjëherë e kemi të vështirë t’i kuptojmë.

Shpesh e gjejmë veten duke ndjekur rregulla të pashkruara, si e si ta bëjmë personin tjetër të dashurohet marrëzisht pas nesh dhe të thotë fjalën e famshme ‘Të dua’. Por në dashuri nuk funksionon kështu. Mund të habiteni kur të mësoni se personat e tjerë bien në dashuri me detajet më të çuditshme të sjelljes tuaj.


Një studim i kryer së fundmi, i cili analizon sjelljet e çifteve heteroseksuale, ka dalë në nëntë përfundime shumë interesante. Ja çfarë i bën të tjerët të dashurohen pas jush:

1. Njerëzit dashurojnë njerëzit që janë si ata. Nëse keni parime të njëjta, eksperienca të ngjashme, jeni njësoj tërheqës dhe të një grupmoshe, mund të dashuroheni lehtësisht.

2. Nëse dëshironi që dikush të dashurohet me ju, tentoni t’i ngjani prindit të tyre të seksit të njëjtë me ju. Mbani të njëjtën ngjyrë flokësh me nënën e tij; me fat do të ishit po të kishit edhe të njëjtën ngjyrë sysh.

3. Edhe aroma natyrale e trupit tuaj luan një rol të rëndësishëm tek tërheqja. Gratë në ovulim preferojnë meshkujt me nivele të larta testosteroni. Dhe burrat në shumë raste preferojnë aromën e grave gjatë ciklit menstrual. Prandaj shfrytëzojeni atë periudhë të muajit për të ‘magjepsur’ partnerin tuaj potencial.

4. Mbani trupin drejt dhe gjoksin përpara. Kjo ju tregon më të hapura, ftuese dhe tërheqëse.

5. Gjatësia luan një rol kyç në tërheqjen e seksit të kundërt, sidomos tek meshkujt. Kush nuk e do një bukurosh të gjatë?

6. Kalimi i eksperiencave emocionuese ose të frikshme në takimet e para, ju lidh më shumë bashkë. Prandaj s’keni përse të mos e zëvendësoni atë kafenë me një hedhje me parashutë?

7. Nëse ti dhe personi që pëlqen jetoni pranë njëri-tjetrit, ka më shumë mundësi të krijoni një lidhje bashkë, sepse mund ta njihni më shumë njëri-tjetrin falë takimeve të rastësishme.

8. Buzëqeshja është shumë e rëndësishme nëse doni të tërhiqni dikë, këshillon Anabel. Sipas studimeve, njerëzit tërhiqen nga partnerët pozitivë.

9. Mënyra më e mirë për të rënë në dashuri me dikë është njohja. Një studim shumë i njohur ka bashkuar dy të panjohur që i kanë bërë njëri-tjetrit 36 pyetje në 45 minuta. Rezultatet treguan se njerëzit mund të ndërtojnë intimitetin praktikisht me këdo, nëse do të përpiqeshin mjaftueshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Kalo në kategori