LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet sot marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni – Bosnjë e Hercegovinë

Nënshkruhet sot marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni – Bosnjë e Hercegovinë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si edhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mladen Ivaniq, do të marrin pjesë në forimin e afarizmit në Shkup që organizohet në kuadër të vizitës zyrtare të Ivaniqit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i Kryetarit Ivanov, në këtë forum do të kenë fjalë rasti edhe Ivanovi dhe Ivaniqi, kurse do të marrin pjesë afaristë nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.


Do të nënshkruhet edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës në procesin e përafrimit në BE./Telegrafi/