LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet protokoll për lëvizje më të shpejtë të mallrave në Maqedoni

Nënshkruhet protokoll për lëvizje më të shpejtë të mallrave në Maqedoni

Një protokoll për lëvizjen më të shpejtë të mallrave do të nënshkruhet sot në Qeveri, ndërmjet Doganave dhe Byrosë për Siguri Publike.

Qëllimi i protokollit është përpilimi i procedurave për lëvizje më të shpejtë të bagëtisë së gjallë, pastaj mallit të freskët, materieve të rrezikshme, mallra në sistemin e ri të tranzit të kompjuterizuar, si edhe mauneve të zbrazura.


Me këtë protokoll pritet të përfshihen vendkalimet kufitare të Tabanocit dhe Bogorodicës./Telegrafi/