LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum për partneritet në sektorin e gazit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë

Nënshkruhet memorandum për partneritet në sektorin e gazit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë

Ministri i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministresha e energjetikës së Republikës së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së ekonomisë, memorandumi në fjalë synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe zhvillimin e partneritetit strategjik bilateral në sektorin e gazit natyror, duke krijuar lidhje të re të dretpërdrejtë ndërmjet sistemeve për furnizim me gaz të dy shteteve.


Pas takimit të përbashkët të delegacioneve të dy shteteve, ministrat kanë mbajtur edhe takim bilateral, në të cilin është biseduar për bashkëpunim në sektorin energjetik dhe për projekte konkrete në këtë fushë që janë në interes të përbashkët të shteteve fqinje.

Bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën e Bullgarisë është realiazuar në pjesën e lidhjeve elektro-energjetike, me ndërtimin e largpërçuesit me kapacitet 400 Kv, Shtip-Mogillë, si pjesë përbërëse e koridorit VII, si dhe në fushën e hidrocentraleve të vogla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori