LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë

Nënshkruhet marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me delegacionin e tij nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ftesë nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler.

Nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se takimi i dy ministrave të mbrojtjes filloi me pritje ceremoniale ushtarake, ku ky takim u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake Kornizë, me anë të së cilës pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.


Tutje, në komunikatë thuhet se shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi, ishin disa nga çështjet të cilat ministrat diskutuan, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapet rrugë procesit për realizimin e tyre.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori