LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidh Nishin me Prishtinën

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidh Nishin me Prishtinën
Foto: Ilustrim

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, gjatë ditës së sotme janë nënshkruar edhe Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.

Këto letra janë nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën.


Boehler tha se ky projekt do të jetë simbol i marrëdhënies së re mes Kosovës e Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje”, tha Boehler, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, është angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”.

Ndërsa, kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed u shpreh se projekti në fjalë është hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Autostrada e Paqes është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe unë përgëzoj punën e Presidentit Trump dhe të gjithë administratës mbi këtë marrëveshje historike,” tha në anën tjetër Reed.

Është bërë e ditur po ashtu se këto dy institucione në fund të këtij muaji planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori