LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për aftësim profesional të të rinjve me sindromën Down

Nënshkruhet marrëveshja për aftësim profesional të të rinjve me sindromën Down

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata “Down Syndrome Kosova” ka  nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të aftësimit profesional të të rinjve me sindromën Down, në kuadër të implementimit të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Sindrom Down në Kosovë”.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Skender Reçica dhe drejtoresha ekzekutive e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri, transmeton Telegrafi.


Ministri Reçica tha se MPMS në vazhdimësi është e përkushtuar në ofrimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, drejtoresha Beqiri shprehu falënderime për mbështetjen që MPMS po i jep të rinjve të shoqatës, në mënyrë që të kenë qasje në aftësim profesional duke theksuar se aftësimi profesional i të rinjve me sidromën Down është shumë i rëndësishëm.

Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar parasheh që 56 të rinj me sindromën Down do të kenë mundësinë të ndjekin trajnim 3 mujor në fushën e aftësimit profesional, në Qendrat e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë e Pejë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori