LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen tre Memorandume për Trepçën

Nënshkruhen tre Memorandume për Trepçën

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga zv/ministri Blerim Rexha dhe zv/ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi ka vizituar sot Kompleksin Trepça me ç’rast me drejtorin e kësaj kompanie, Ferat Shala ka nënshkruar tre memorandume mirëkuptimi.

Memorandumi i parë mirëkuptimi është nënshkruar nga Ministrja Pula (MEM) zv/ministri Krasniqi (MMPH) dhe drejtori Trepçës Shala që për objekt kishte ndërtimin e Muzeut të Kristaleve në Mitrovicë.

Memorandum i dytë u nënshkrua nga ministrja Pula dhe drejtori i Trepçës Shala ndërsa objekt i saj ishte qasja në gjeodatabazë dhe GIS.

Ndërsa Memorandumi i tretë u nënshkrua nga zv/ministri Rexha (MEM) dhe drejtori i Trepçës Shala që për objekt kishte ndarjen e bursave për studentë.


Pas nënshkrimit të memorandumeve, ministrja Pula tha se ky akt tregon përkushtimin e Qeverisë respektivisht MEM-i për të ndihmuar këtë kompani që dikur ishte krenaria e Kosovës.
Ministrja Pula tha se këto memorandume do të jenë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë në funksion të zhvillimit dhe mbrojtjes së aseteve kombëtare siç është Kompleksi Trepça.

Drejtori i Kompleksit Trepça, Ferat Shala duke falënderuar MEM-in tha se është optimist për të ardhmen e kompanisë që drejton duke pas para sysh mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai pohoi se çdo mbështetje për Trepçën do të jetë një hap drejt konsolidimit ekonomik të vendit.

“Memorandumet që nënshkruhen në kuadër të Javës së Minatorëve, që këtë herë po mbahet nën patronatin e kryeministrit tregojnë më së miri përkushtimin e Qeverisë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori