LAJMI I FUNDIT:

Nënshkrimi i marrëveshjes LDK-NISMA do të bëhet sot rreth orës 13:00

Nënshkrimi i marrëveshjes LDK-NISMA do të bëhet sot rreth orës 13:00

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me AAK-në, Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të nënshkruaj marrëveshjen edhe me Nisma Socialdemokrate.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet rreth orës 13:00.  Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit  Shala.


“Ne i kemi finalizuar gati në detaje dhe presim sot ta nënshkruajmë rreth orës 13:00”, ka thënë Shala.

I pyetur se me cilat ministri do të udhëheq Nisma, Shala tha se kjo do të bëhet publike pas nënshkrimit të marrëveshjes.

I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe. Hoti ka theksuar se brenda ditës së sotme do të përmbyllin gjitha marrëveshjet me Nismën, AKR-në, dhe një pjesë të komuniteteve.

Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme në hapësirat e Kuvendit të Kosovës tha se më parë që i përmbyllin këto marrëveshje do të procedojnë me seancën e jashtëzakonshme për tu votuar kjo qeveri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori