LAJMI I FUNDIT:

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit sfidon grupet kriminale në veri: Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as “Brigada e Veriut”

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit sfidon grupet kriminale në veri: Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as “Brigada e Veriut”

Nën dyshimet se Lista Serbe apo organizata terroriste “Brigada e Veriut” janë përgjegjësit për djegien  lokalit të saj, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka ritheksuar se nuk mund ta frikësojë askush dhe se do të bëjë një ndërtesë edhe më të madhe, sesa lokali që iu dogj.

Ajo ka thënë se grupet kriminale në veri të Kosovës nuk e kanë më sundimin që kishin dhe se punësimi i serbëve në institucionet e Kosovës po iu pengon atyre.


“Nuk mund të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush, pos Listës Serbe ose ‘Brigadës së Veriut’. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës”.

“… Nuk frikësohem. Është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta pengojnë punën tonë”, ka thënë Tomaniq në një intervistë për TV Dukagjinin.

I vihet zjarri një dyqani të rrobave në Zveçan, pronarja dyshon se i është bërë qëllimshëm
Lexo po ashtu I vihet zjarri një dyqani të rrobave në Zveçan, pronarja dyshon se i është bërë qëllimshëm

“Disa serbëve nuk po u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës. Sa më përket mua unë atyre nuk iu frikësohem, tash do të bëj një ndërtesë edhe më të madhe dhe do të sjell këtu njerëz nga jugu, që ta dinë këtë”, ka shtuar ajo.

Tomaniq ka treguar se si ka ndodhur djegia e lokalit të saj.

“Kam dal te lokali për të parë çfarë ka ndodhur. E potencoj që xhami nuk kanë qenë i thyer, ka qenë vetëm një pjesë nga ku kanë hedhur mjetin shpërthyes brenda. Zjarri ka qenë në mes të lokalit. Pra nuk ka mundësi të ndodhë për ndonjë arsye tjetër, energjisë elektrike apo diçka tjetër. Pasi mjeti shpërthyes është futur nga jashtë dhe një pjesë e vogël e xhamit ka qenë e thyer”, ka theksuar nënkryetarja e Zveçanit. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori