Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon takime me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, për tu siguruar nga ajo që do të luaj rol unifikues dhe përfaqësim të popullit sa më të mirë siç kërkohet nga Presidenti, ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.
Ajo tha se në parti janë duke punuar për të arritur një qëndrim të përbashkët rreth zgjedhjes së të parit të vendit, por ka thënë se një vendim i tillë do të merret pas një takimi tjetër me Osmanin.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i saj Lumir Abdixhiku është duke zhvilluar takime bashkë me nënkryetaret me Osmani për të diskutuar, për t’u siguruar që Osmani do të luaj një rol unifikues dhe do të përfaqësojë interesat e popullit më së miri ashtu siç kërkohet nga pozita e presidentit, kushdo qoftë ai”, tha Mjekiqi në një intervistë për Ekonomia Online.
“Ka mendime të ndryshme mirëpo kjo është e natyrshme në secilën kryesi të partive, në secilin këshill të përgjithshëm, ka mendime të ndryshme. Ajo për çfarë po punojmë ne tani është për të arritur një qëndrim unifikues pavarësisht zërave të ndryshëm. Që të dalim me një qëndrim të përbashkët, por kjo varet edhe nga disa takime të paktën edhe një tjetër që pritet të ketë lidershipi jonë me Osmanin”, tha Mjekiqi.
Ajo tha se LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive ku do të kritikojnë kur është e nevojshme dhe do të bashkëpunojnë për çështje të interesit nacional.
“LDK-ja është në opozitë meqenëse ka shënuar një rezultat jo aq të mirë në zgjedhjet e fundit. Do të jetë pjesë e opozitës duke luajtur një rol konstruktiv, duke shqyrtuar të gjitha propozimet, draftligjet të cilat dalin nga Qeveria e Kosovës. Do të kritikojmë në raste kur kjo është e nevojshme dhe natyrisht do të luaj një rol mbështetës në ato momente kur kërkohet. Ka çështje me rëndësi për Kosovën që kërkojnë bashkëpunim ndërpartiak ose mbipartiak”, tha ajo.
Mjekiqi ka thënë se beson që kryetari i ri i LDK-së do të sjellë ndryshime në parti, duke thënë se arsyeja e pranimit të pozitës së nënkryetarës në këtë parti ka qenë lidershipi i Abdixhikut.
“Besoj që Abdixhiku do të sjellë ndryshim në parti, kjo është një prej arsyeve që më ka shtyrë mua t’i bashkohem Lidhjes Demokratike pikërisht në këtë kohë. E kam pasur këtë mundësi që të jem pjesë e Lidhjes, por mendoj që tash hapësira për të kontribuar jo vetëm për mua, por edhe të tjerë të cilat janë bashkëngjit kohëve të fundit dhe të cilët do të bashkëngjiten në ditët e muajt në vijim. Pra është një mundësi për të kontribuar duke e ditur që lidershipi i ri i prirë nga Abdixhiku do të sjellë më të vërtetë ndryshime jo të shpejta por ndryshime afatgjate të mira për skenën politike në Kosovë”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së.
Ajo ka thënë se si nënkryetare do të angazhohet së bashku me ekipin për një rikthim të partisë, duke theksuar se bashkëpunimi me strukturat në komuna do të forcohet.
“Si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës fillimisht do të punojë bashkërisht me ekipin që të rikthejmë LDK-në në pozicionin që e ka pasur dhe me synimin që të marrim një mbështetje me të madhe të rinisë në Kosovë, duke qenë se përbën përqindjen më të madhe të strukturës së popullsisë në Kosovë. Si nënkryetare po ashtu do të punoj ngushtë me bashkëpunëtorët tanë që i kemi në strukturën komunale të Lidhjes Demokratike, pra nëpër komuna të ndryshme të Kosovës në mënyrë që të forcojmë komunikimin me ta sepse ky komunikim ka çalu në një kohë të caktuar. Duke i funksionalizuar këto struktura natyrisht ne arrijmë me kuptuar më mirë se çka kërkon elektorati në nivelet më të ulta e jo vetëm të marrim qëndrimet e elektoratit në një nivel qendror. Do të mundohem që të forcojmë më tepër bashkëpunimin ndërkombëtar të cilin e kemi vendosur me partitë tona simotra në vendet evropiane dhe gjithashtu edhe me grupin e partive në Parlamentin Evropian, dhe të gjitha partitë tjera të qendrës së djathtë”, ka thënë Mjekiqi.
Ndryshe, Shqipe Mjekiqi është zgjedhur nënkryetare e LDK-së, në Kuvendit zgjedhor të kësaj partie më 14 mars. /EO/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi