LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i PDK-së sulmon ashpër LDK-në

Nënkryetari i PDK-së sulmon ashpër LDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka goditur rivalët e tij politik që vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës sa i përket profilizimit të partisë.

“Dy kundërshti majtiste, që kanë ‘luftuar’ njëra-tjetrën me decenie, komunistët dhe LPK-istët, janë bashkuar në një kupolë politike me pretendime djathtiste. Çfarë kuptimi ka një nënkryetar i LDK të flasë për djathtizmin e një partie, kur kreu i saj i ka rrënjët dhe bazën e majtë dhe formimin komunist. Shefi i tij për 20 vite ka ‘luftuar’ të majtën nacionale të Lutfi Hazirit, dhe i bashkon një deklarim djathtist, që nuk e ka as kuptimin, as moralin dhe as ideologjinë përmbajtjesor përkatëse”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook, transmeton Indeksonline.


Është për të ardhur keq, sipas Hotit, që njerëzit harrojnë historitë personale dhe idetë e tyre ku familjarët dhe një pjesë e patriotëve kanë vuajtur dhe përjetuar dhunën e shefit të tyre komunist.

“Keq! Shumë keq për njeriun e dytë të LDK-së”, ka përfunduar statusin e tij, nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.