LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarët e AAK-së: Taksa çështje e mbyllur, të vetëdijshëm se nuk kthehet

Nënkryetarët e AAK-së: Taksa çështje e mbyllur, të vetëdijshëm se nuk kthehet

Dy nënkryetarët e AAK-së, Ardian Gjini dhe Muharrem Nitaj e shohin si joreale kushtëzimin e partneritetit qeverisës me rikthimin e taksës.

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se taksa për këtë parti është kapitull i mbyllur.


Gjini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa është larguar nga Qeveria Kurti.

“Situata është e tillë që taksa është larguar. Mallrat janë duke u futur në Kosovë. A pret dikush që Aleanca të vijë tash dhe të thotë hiqeni taksën së ne nuk vijmë në qeveri. Ne mundemi të luajmë me fjalë, mund të provojmë se sa jemi të fuqishëm e sa të dobët janë të tjerët. Nuk është reale që dikush në Kosovë të pret se AAK nuk do të hyjë në qeveri dhe të kërkojë kthimin e taksës. Edhe nëse ne të vetëm i fitonim zgjedhjet do të ishte e vështirë kthimi i taksës”, tha Gjini.

Edhe nënkryetari tjetër i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se kjo parti ka bashkëjetuar me partnerë që kanë qenë kundër taksës.

Gjini: Kemi diskutuar edhe për përfshirjen e PSD-së në qeveri
Lexo po ashtu Gjini: Kemi diskutuar edhe për përfshirjen e PSD-së në qeveri

“Për ne taksa është kapitull i mbyllur. Ne jemi të vetëdijshëm se taksa nuk kthehet. Duhet një votë e jashtëzakonshme për një rikthim. Taksën e ka larguar qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Muharrem Nitaj./Telegrafi/