LAJMI I FUNDIT:

Nënkalimi i bretkosave në Prishtinë (Video)

Nënkalimi i bretkosave në Prishtinë (Video)

Nënkalimi i cili gjendet në dalje të Prishtinës, konkretisht në rrugën për Mitrovicë, ka kohë që është i pakalueshëm nga këmbësorët. Aty tanimë kanë zënë vend bretkosat për shkak të mbeturinave dhe grumbullimit të ujit.


Nënkalimit nuk iu janë bërë kanalet për përcjelljen e ujit. Aty tanimë niveli i ujit të papastër ka arritur në një metër. Rregullimi i këtij nënkalimi është bërë para 10 viteve dhe i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës me mijëra euro. /KosovaPress/