Besarta Gashi, bashkë me të bijën Leonidën, nëntë vjeçe, kanë qenë shumë afër vendit ku një sulmues hyri me kamion në turmën e njerëzve në Stokholm.
Kishte vetëm 15 minuta para se Besarta 31 vjeçe bashkë me vajzën e saj ishin në Ahlens në qendër të kryeqytetit suedez, shkruan Expressen.se, transmeton Klan Kosova. Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”.
“Më tha vajza: nënë a mund të më blesh ‘hot dog’. Në ato momente sulmuesi hyri në turmën e njerëzve”, ka thënë Besarta Gashi, me origjinë nga Kosova.
Nga aty ajo ka thënë se ka dëgjuar piskamat e njerëzve duke thirrur se “ka një bombë e cila është në një kamion”.
“Diçka eksplodoi. Njerëz gjithandej, sigurimi, të gjithë bërtisnin “Vraponi”. Dikush thoshte ‘bomba’. Dikush thoshte ‘gaz’”, ka thënë ajo. “Dëgjuam britma. Filluam të vrapojmë, por nuk e dinim se nga erdhi. Vetëm e kemi parë se kamioni kaloi pranë nesh për një fije floku. Kërceva, u largova dhe e tërhoqa vajzën time”.
Ajo ka treguar se kanë qenë shumë afër, duke rrëfyer tmerrin e sulmit që u krye mbi njerëz të pafajshëm.
“Kurrë nuk do ta harrojë pamjen që ishte para meje. Kamioni kaloi mbi njerëz. Shihja pjesë që fluturonin. Shumë tjerë ishin të shtrirë për toke. Ishte një vajzë që ishte nën kamion dhe s’mund të ikte. E bija ime ishte pikëlluar dhe po ndjente frikë”, tha ajo.
Besarta jashtë kishte dalë për të bërë një kontroll mjekësore, pasi është shtatzënë. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare