Një nënë e tre fëmijëve është hedhur drejt vdekjes kur kërcimi i saj sportiv me llastik shkoi tragjikisht keq.

Në pamjet e rënda të regjistruara shihen momentet e fundit të 33-vjeçares Yevgenia Leontyeva, që ngjitet qetësisht buzë tarracës së hotelit në Karaganda, Kazakistan.


Ajo bie nga 30 metra lartësi dhe pësoi plagë të shumta pasi litari i saj mbështetës nuk ishte siguruar në vendin e mbajtjes.

2 1

Dëshmitarët në skenë dëgjohet që ulërasin teksa të tjerë nxitojnë poshtë për të ndihmuar gruan pas rënies.

8

Yevgenia kishte bërë shumë hedhje të tilla dhe pëlqente sportet aktive, por megjithë operacionet për plagët në kokë nuk arriti të mbijetonte.

3 3

Gruaja shihet që kryen hedhjen e saj me të gjithë qetësinë e mundshme por pak më vonë dëgjohen ulërimat e të pranishmëve që kuptojnë  se diçka nuk ka shkuar si duhej.

6 1

Një litar i dytë që duhet të zbuste rënien e saj nuk ishte fiksuar si duhej apo nuk ishte lidhur fare në pemën përballë vendit të kërcimit.

4 2

Ajo rrjedhimisht u përplas në tokë dhe më pas u tërhoq 3-4 metra derisa u përplas me një mur.

5 1

Gruaja tragjike kishte tre djem nën 14-vjeç. Policia vazhdon hetimet per ngjarjen. /tch/