LAJMI I FUNDIT:

Nëna e të zhdukurës nga Kosova: Armela nuk është në mesin e të vrarëve në Munih

Nëna e të zhdukurës nga Kosova: Armela nuk është në mesin e të vrarëve në Munih

Armela Segashi vazhdon që të këtë statusin e të zhdukurës.

Familja e saj ende nuk ka informacione për vajzën e tyre, derisa e kontaktuar nga Express, nëna e saj, Nazmija, në  orët të vona të natës ka thënë se asaj i është thënë se emri i vajzës së saj nuk gjendet në listën e 9 të vdekurve.


“Jo ende nuk kemi kurrfarë informatash, veç po thonë se në mesin e 9 të vdekurve nuk është, ku është nuk e dimë”, ka thënë Nazmija për Express.

Ndërkohë një thirrje për Armelën e ka dhënë edhe vëllai i Armelës Arbnori, të cilën thirrje ai e ka bërë në facebook.

Nëna e vajzës ka thënë që vajza e saj ka qenë në një shitore në momentin kur ka ndodhur sulmi.

Ndërkohë policia gjermane në një konferencë për media ka thënë se emrat e të vrarëve nuk do të bëhen publikë derisa të njoftohen familjarët e tyre.

Motra iu zhduk në Munih, i vëllai apelon për ndihmë
Lexo po ashtu Motra iu zhduk në Munih, i vëllai apelon për ndihmë

Familja e vajzës Armela Segashi e lindur më 16.05.2002, për fatin e së cilës nuk dihet asgjë, që prej momentit kur kanë filluar të shtënat në Munih

Familja kërkon prej të gjithë shqiptarëve që dinë diçka të lajmërohen.

E kontaktuar nga Gazeta Express, Nazmija thotë se vajza e saj Armela në momentin e sulmit ishte në qendrën tregtare Olympia.

Prej atëherë ajo nuk ka mundur të kontaktojë me vajzën e saj.

“Vajza ka qenë me një shitore në qendrën tregtare. Prej kur ka ndodhur sulmin, telefoni i saj është i ndalur. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Djali im ka shkuar nëpër spitale për ta kërkuar”, ka thënë Nazmija për Gazetën Express.

Ky është numri i nënës se vajzës së zhdukur ku edhe mund të thërrasin të gjithë ata që kanë informata.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori