LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Ramush Haradinajt përballoi një intervenim në zemër

Nëna e Ramush Haradinajt përballoi një intervenim në zemër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nëna e tij, Rukë Haradinaj, me sukses e ka kaluar një intervenim në zemër.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëna tij ka bërë një intervenim në zemër dhe i kanë vendosur një stendë.


“Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Hyseni, infermieri Hajdin Paçarizi si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.

Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/