LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Aaron Carter ka publikuar imazhe rrëqethëse nga skena e vdekjes së djalit të saj

Nëna e Aaron Carter ka publikuar imazhe rrëqethëse nga skena e vdekjes së djalit të saj
(Foto: ABC News)

Nëna e Aaron Carter ka shpërndarë fotografi të banjës së djalit të saj të ndjerë, për të tërhequr më shumë vëmendjen lidhur me hetimet që janë duke vazhduar.

Jane Carter ka publikuar imazhe që tregonin rroba të pista, një vaskë të mbushur me ujë të gjelbër dhe dyshemenë e ndotur, ndërsa vuri në dukje se imazhet nuk ishin bërë nga forcat e rendit.

Detaje të tjera - Aaron Carter e distancoi veten nga të gjithë përpara se të vdiste
Lexo po ashtu Detaje të tjera - Aaron Carter e distancoi veten nga të gjithë përpara se të vdiste

“Unë jam ende duke u përpjekur të nis një hetim të duhur për vdekjen e djalit tim Aaron Carter”, ka shkruar ajo në Facebook, duke shtuar se beson që mjeku ligjor e ka shkruar shkakun e vdekjes së djalit të saj “si një mbidozë aksidentale”.


(Foto: TMZ)

“Asnjëherë nuk u hetua si një skenë e mundshme krimi për shkak të historisë së tij të varësisë nga droga”, ka thënë ajo.

U gjet pa shenja jete në një vaskë nga shërbëtorja, detaje të tjera tronditëse rreth vdekjes së Aaron Carter
Lexo po ashtu U gjet pa shenja jete në një vaskë nga shërbëtorja, detaje të tjera tronditëse rreth vdekjes së Aaron Carter

Jane përfshiu gjithashtu fotografi që tregonin peshqirë të shtrirë në dysheme dhe një grumbull rrobash të pista dhe shtoi se fotografitë nuk ishin bërë nga policia.

(Foto: TMZ)

“Aaroni kishte shumë kërcënime me vdekje dhe shumë njerëz që ia bënin jetën të mjerueshme”, është shprehur ajo.

Ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, Aaron Carter më parë kishte pranuar se frika e tij më e madhe ishte të vdiste i ri
Lexo po ashtu Ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, Aaron Carter më parë kishte pranuar se frika e tij më e madhe ishte të vdiste i ri
(Foto: NY Post)

Nëna e këngëtarit ka theksuar se familja dhe miqtë e saj më të ngushtë e mbështetën në publikimin e fotografive të tmerrshme, sepse policia nuk i “merrte seriozisht”, veçanërisht në Lancaster të Kalifornisë, ku ka vdekur Aaron.

(Foto: TMZ)

“Për shkak të sëmundjes mendore të djalit tim dhe problemeve me mjekimin, ata thjesht donin që të ishte diçka e thjeshtë për të cilën nuk kishin kohë apo vullnet ”, vazhdoi ajo.

E fejuara e Aaron Carter flet pas vdekjes së tij: Kam bërë gjithçka për ta ndihmuar
Lexo po ashtu E fejuara e Aaron Carter flet pas vdekjes së tij: Kam bërë gjithçka për ta ndihmuar

“Kjo nuk do të më ndihmojë mua dhe të fejuarën e tij apo këdo që e donte vërtet. Ne duam përgjigje. Ne duam drejtësi. Ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka përfunduar Jane. /Telegrafi/

(Foto: TMZ)

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Kalo në kategori