LAJMI I FUNDIT:

Nëna dhe fëmija: ‘Jugohromi’ të vëndojë filtra dhe të respektojë puntorët

Nëna dhe fëmija: ‘Jugohromi’ të vëndojë filtra dhe të respektojë puntorët

Organizata “Nëna dhe fëmija” me një shkrim dërguar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar në lidhje me protestat e punëtorëve të ”Jugohromit” të cilët në mes tjerash thanë se duzina ku punojnë ata nuk e ndot ajrin e Tetovës me rrethinë.

”Organizata “Nëna dhe fëmija” përkrah të drejtat e puntorëve të Jugohrom dhe njëkohësisht kërkon që të njëjtit mos të manipulohen nga pronarët rusë, të cilët me mashtrime tentojnë të vazhdojnë punën pa filtra. Për të gjithë duhet të jetë e qartë se ne shekullin 21 asnjë industri e metalurgjisë së rënde nuk mund të punojë pa plotësuar standardet. Ajo që na habit është se si për ne nënat kur para një viti kërkuam të bllokojmë, u kërcënuam nga policia se çdo bllokim eventual është rreptësisht i ndaluar me ligj dhe në këtë rast do të intervenojë policia speciale. A nuk vlen sot ligji? Andaj dhe këtë veprom e vlersojmë si vazhdimsi e skemave qeveritare ku për ti ikur përgjegjësisë ligjore inskenohen protesta duke keqpërdorur fatin e puntorëve për të blerë kohë dhe nuk kërkohen zgjidhje afagjate për të miren e tërë shoqërisë. Kjo na jep dyshime serioze se pas ketyre skenareve fshihet qëllimi për rihapje të fabrikës pa filtra pas një kohe shumë të shkurtër. Ne si lëvizje duam të shprehim solidaritetin tonë me puntorët dhe familjet e tyre!” thonë nga “Nëna dhe fëmija”./Telegrafi/

Punëtorët e ‘Jugohromit’ e bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup (Foto/Video)
Lexo po ashtu Punëtorët e ‘Jugohromit’ e bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup (Foto/Video)