Pamjet e tmerrshme të një 15-vjeçare duke hedhur në shportën e mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur, janë publikuar në internet.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshente e veshur me bluzë të verdhë dhe xhinse, mbanë në duar një kuti të kartonit, dhe një qante të kuqe dhe dy qese të najlonit, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar shihet se si kjo adoleshente del nga ashensori dhe drejtohet kah shporta e mbeturinave. Por disa minuta më vonë, pastruesja gjen foshnjën e mbuluar në gjak e cila e kishte trupin shumë të ftohtë, por që mrekullisht ende po merrte frymë edhe pse ishte futur në një qese najloni.

2 14

Pastruesja ka deklaruar për Southern Metropolis Daily, se në fillim kishte menduar që foshnja brenda qeses e hedhur në shportën e mbeturinave ishte një kukull.

“Mendova se ishte kukull, kur pashë këmbën e foshnjës. Por kur e shikova për herë të dytë, e kuptova se foshnja ishte e gjallë edhe pse e mbuluar në gjak”, ka shtuar pastruesja.

Sipas raportit të policisë, foshnja peshonte 2 kilogramë e 700 gramë, dhe kishte një prerje nën syrin e majtë, kurse temperaturat e trupit ishte shumë e ulët.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Bao’an në Kinë, kurse nëna e foshnjës raportohet se pasi e kishte braktisur foshnjën kishte shkuar në një sallon ondulimi për të filluar punën. /Telegrafi/