Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Elmaz Fida
Nëna jote është nëna jote,
dhe ti je biri i saj, sa herë jeni bashkë,
kurse në praninë e të tjerëve,
ajo luan rolin e vrojtueses:
Ruan një distance, falë të cilës të trajton
si një i ftuar special të mëmësisë së saj,
dhe si një person publik për të cilin s’ka nevojë
të bëjë avokati për t’a konsideruar të vetin.
Ajo sikur i murmurit dhe pëshpërit vetes:
Unë e kam lindur së pari,
tashmë ai vazhdon të lindë veten.
Ajo është po ajo,
mbështetet tek pleqëria e vet për gjithçka.
Nuk ia mundëson asnjërit nga bijtë e bijat e saj,
por as nga nipërve e mbesave,
që të ngazëllehet duke i ofruar ndihmë.
Zgjohet herët në agim…
lutet, përgatit kafenë dhe lan shtëpinë.
Vadit trëndafilat në bahçen e vogël,
pastron ajrin nga ndotja,
fshin pluhurin nga biblioteka jote e vjetër,
lan rrobat e veta, gatit ushqimin,
pret mikeshat e saj,
e nëse shpreh ndonjë ankesë,
e bën nga mungesa e dëgjuesve të përrallave të saj.
E nxitën të blejë një televizor që t’a argëtojë,
por kundërshtoi sepse nuk i duronte dot dërdëllitjet e spikereve femra e meshkuj,
ajo nuk preferon të jetë dëgjuese, por folëse.
Mëngjesin e ditës tjetër, pij me të kafenë e saj të famshme,
pasi aroma të jetë përhapur në këngën e shkruar para tre dekadash,
gjatë burgimit tim të dytë.
E pyes:
A të pëlqen kënga?
Ajo buzëqesh me ndrojtje dhe thotë:
Zoti qoftë i kënaqur me ty!
Më thotë se duhet të shkoj tani, para se të vijnë miqtë,
për të vizituar varrin e tim ati.
Ti i hedh një vështrim fotografisë së tij të varur mbi mur,
dhe e ndrydh keqardhjen dhe pikëllimin ndaj Ejubit durimtar,
të cilin Nakba e zhvendosi nga begatia në varfëri,
dhe e kaloi jetën duke të siguruar ty dhe vëllezërve e motrave të tu,
kafshatën e bukës por edhe librin,
në betejën e mundimshme me shkëmbin.
Ai nuk i mbajti sytë gjatë, siç bënte i ati i tij, nga e kaluara e vet e lumtur,
që e kundronte nga vreshtat e ullinjve dhe nga fushat e grurit,
që të mos përplasej i munduri me të plaçkiturin.
Ai mbajti barrën e së tashmes, ashtu siç ishte,
si një mbret i rrëzuar që nuk guxon t’ia hedhë sytë fronit të vet,
për të të udhëzuar ty drejt së nesërmes:
E nesërmja është para teje, bir,
prandaj mos e kthe shpesh kokën pas,
veç pasi të jesh forcuar ti dhe poezia jote.
Dhe kur u rrite e hodhe shtat,
ku dukeshe sikur të ishe vetë babai i babait tënd,
dhe kur poezia kishte fuqinë të ndryshonte paksa fatin,
fillove të ndërtosh shtëpi imagjinare nga rrënojat e tua,
nga emrat e bimëve dhe sendeve,
me qëllim që toka të qëndronte në vendin e saj
dhe jeta të kthehej në diçka që i ngjante jetës!
Lexo po ashtu nga Mahmoud Darwish: NËNËS SIME
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burrat e pamëshirshëm që ndërtuan makinerinë e luftës së Hitlerit

Modelet gjenerative të IA-së janë të afta në artin e broçkullave

Boshnjakët e Shijakut

Letra e mësuesit Mark Shllaku, para pushkatimit nga komunistët: Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm!

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Baba!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit