Një djalë i ri i cili ia kishte vënë syrin veturës së një burri të moshuar, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur nën kërcënimin e armës tentoi t’ia vjedh mjetin pensionistit amerikan në Atlanta.

Gjithçka ndodhi në një pompë të derivateve, ku hajni i afrohet nga pas 82-vjeçarit që doli nga vetura dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryej vjedhje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky veprim duket se nervozoi të moshuarin, i cili menjëherë reagoi duke ia rrëmbyer revolen nga dora – e nga goditja e fuqishme e rrëzon për tokë hajnin.

Por pas një orvatje disa sekondëshe, hajni arrin të ngritet në këmbë, ta merr revolen dhe të largohet nga vendi i ngjarjes me veturën e të moshuarit.

E tani policia po kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e të riut – që të lajmërohen nga stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/