Drejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi, do të lirohet nesër pasi që i skadon paraburgimi 30 ditor dhe nuk do t’i vazhdohet më tutje.
Kështu bëjnë të ditur burime të Veriu.info nga Qeveria e Kosovës, të cilat tregojnë se vendimtare për një vendim të tillë ka qenë dëshmia e tre pjesëtarëve të familjes Millovanoviq, të cilët ditë më parë kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd se nga shtëpia e tyre në Kosovë nuk i kishte përzënë Nehat Thaçi.
“Lirimi i Nehat Thaqit pritet të bëhen nesër, por ekziston mundësia që ai të mos mund të vijë në Kosovë deri në mëngjesin e të shtunës për shkak të procedurave”, ka thënë burimi i portalit Veriu.info.
Ndryshe, Thaqi është në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010. Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251