LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhjet e ardhshme në RMV do të mund të votohet edhe me dokumente me emrin e vjetër të shtetit

Në zgjedhjet e ardhshme në RMV do të mund të votohet edhe me dokumente me emrin e vjetër të shtetit

Realizimi i asnjë të drejte qytetare nuk do të vihet në pikëpyetje nëse me kohë nuk ndryshohen dokumentet personale, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse do të mund të votohet me dokumentet e vjetra personale në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ai tha se tani kjo çështje as nuk diskutohet.


Lidhur me qëndrimin e shprehur dje nga Avokati i Popullit se dokumentet personale me shtesën “veriore” duhet të barten nga buxheti i shtetit, ai tha se për momentin nuk ka një vendim të tillë.

“Për ndryshimin e dokumenteve personale që disponojmë, për momentin nuk ka asnjë vendim tjetër përveç atij që është marrë. Pra, duhet të ndryshohen”, tha Spasovski në pyetjen gjatë shënimit të ditës së njësitit për dislokim të shpejtë në Kumanovë dhe theksoi se tashmë janë ndryshuar mbi një milion dokumente.

Sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, të gjithë qytetarët që nga shkurti i vitit 2024 duhet të ndryshojnë dokumentet e tyre personale, ku duhet të përfshihet emri i ri kushtetues i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori