LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhjet e fundit kishte 20 mijë aplikime për votim jashtë vendit

Në zgjedhjet e fundit kishte 20 mijë aplikime për votim jashtë vendit

Mbi 15 mijë persona nga diaspora kanë aplikuar që të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Por, shqetësuese është që në zgjedhjet e fundit numri i aplikuesve është shumë herë më i lartë sesa votat që vijnë nga diaspora.

Eugen Cakolli nga KDI po thotë se nuk është logjike që të ketë një numër të madh aplikuesish nga diaspora për të votuar e në ditën e zgjedhjeve të dalin pak.

Sipas tij, këtu ndikojnë shumë faktorë.

“Një arsye mjaft konkrete për të vërtetuar këtë pretendim është numri shumë më i madh i personave që aplikojnë në krahasim me ata që votojnë në proceduar zgjedhore. Ka arsye të shumta që mund të ketë çuar të një fenomen i tillë. Fillimisht mund të jenë arsye praktike, pra që fletëvotimet nuk kanë mundur të vijnë me kohë në Kosovë për shkak të kohës së shkurtër. Ka pasur edhe aplikacione nga vende të largëta si SHBA, apo Australia që potencialisht janë vonuar për arsye të ndryshme e që rezultati i tyre nuk është marrë parasysh”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.

Analisti Armend Muja është shprehur se përderisa nuk dalin të votojnë qytetarët në Kosovë, ata nga diaspora nuk kanë ndonjë ndikim.

“Mendoj se diçka e ngjashme ndodh edhe në Kosovë ku dalja në zgjedhje është 43%. Njëjta ndodh edhe me diasporën. Nuk është shkalla e regjistrimeve por shkalla e votuesve ajo që bën diferencën. Pra, në Kosovë janë 400 mijë njerëz që jetojnë këtu e nuk dalin asnjëherë të votojnë”, tha Armend Muja, përcjell Telegrafi.

E, deri më tani, sipas zëdhënësit të KQZ së, kanë aplikuar për votim mbi 15  mijë persona.

“Deri në paraditen e së hënës, numri i aplikacioneve për të votuar jashtë vendit ka shkuar në 15,200 persona. Në zgjedhjet e fundit kemi pasur rreth 20 mijë aplikime për të votuar jashtë vendit”, ka deklaruar Valmir Elezi.

Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundim të afatit për të aplikuar për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori