LAJMI I FUNDIT:

Në uebfaqe “Arian”, ndërsa në komunikatë “Arianit” – cili është emri i saktë i zëvendësministrit të Diasporës? (Foto)

Në uebfaqe “Arian”, ndërsa në komunikatë “Arianit” – cili është emri i saktë i zëvendësministrit të Diasporës?  (Foto)

Mega kabineti i Qeverisë Haradinaj me 21 ministra dhe 64 zëvendësministra të emëruar së paku deri më sot, përveç që është duke krijuar probleme për vendosjen e tyre nëpër zyre dhe gjetjen e veturave është duke krijuar edhe probleme për të punësuarit nëpër ministri.

“Rehatimi” i shumë personave partiak nëpër poste zëvendësministrash ka bërë që atyre tu mos ua dinë vendin pasi që ka ministri, që numri i zëvendësministrave ka shkuar deri në 6 veta.


Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e cila udhëhiqet nga Dardan Gashi deri më tani ka të emëruar tre zëvendësministra, Faruk Nura, Cerim Bajrami dhe Arian Daci, shkruan Telegrafi.

Por ky numër i zëvendësministrave ka bërë që emri i zëvendësministri Daci t’u ngatërrohet, nga Arian në Arianit.

Edhe pse në uebfaqen e kësaj ministrie ai figuron si Arian Daci.

“Zv. ministri Arianit Daci ka pritur në zyrë afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor i ‘San Pellegrino’, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës.”

E lajmi për interesimin e diasporës kosovare e ka gëzuar zv. ministrin Daci.

“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë zv. ministri Arianit Daci”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. /Telegrafi/