LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2009 një futbollist kishte humbur këmbën nga rrufeja, kjo ishte arsyeja që danezët kërkuan shtyrjen e ndeshjes

Në vitin 2009 një futbollist kishte humbur këmbën nga rrufeja, kjo ishte arsyeja që danezët kërkuan shtyrjen e ndeshjes

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në kuadër të fazës së 1/8 së finales ishte suspenduar përkohësisht për shkak të goditjeve të rrufesë mbi qiellin e stadiumit “Signal Iduna Park”.

Lojtarët e Danimarkës dukeshin të etur që ndeshja të ndalonte, sapo qielli u ndriçua si pasojë e goditjeve nga rrufeja.

Nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Michael Oliver e suspendoi ndeshjen, me lojtarët që morën rrugë drejt dhomave të zhveshjes, por ndeshja filloi sërish pas 15 minutave.


Gazetari Klaus Egeland ka shpjeguar përse lojtarët danezë reaguan në atë mënyrë ndaj rrufesë sa që dëshironin që ndeshja të ndalonte.

Ai shpjegoi në rrjetet sociale se shumë lojtarë të Danimarkës e dinë rastin e Jonathan Richter, i cili ishte goditur nga rrufeja në vitin 2009. Ai shtoi se trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand në atë kohë ishte në krye të Nordsjaellandit kur Richter humbi një pjesë të këmbës së tij.

Richter, tani 39-vjeçar u detyrua të pensionohej nga futbolli si pasojë e goditjes nga rrufeja

Siç ishte raportuar në vitin 2009, familja e Richter kishte konfirmuar se lojtari ka humbur këmbën e tij, gjashtë javë pasi u godit nga rrufeja në fushë.

Ky incident i tmerrshëm kishte ndodhur më 20 korrik kur Nordsjaelland po luante ndaj Hvidovres. Richter kishte mbetur në koma për 10 ditë.

Ndeshja Gjermani - Danimarkë u ndërpre përkohësisht për shkak të stuhisë: A ka ndodhur më herët kjo gjë?
Lexo po ashtu Ndeshja Gjermani - Danimarkë u ndërpre përkohësisht për shkak të stuhisë: A ka ndodhur më herët kjo gjë?

Numri i tij i fanellës ishte pensionuar nga klubi ndërsa lojtari ishte detyruar të pensionohej në moshën 24-vjeçare. Tani si 39-vjeçar, ai punon në bordin e klubit danez FC Graesrodderne, të cilët bëjnë gara në kategorinë e katërt të futbollit danez.

Zhurma që u krijua mbrëmë gjatë ndeshjes mund të dëgjohej edhe në prapaskenë pas vetëm 35 minutave lojë gjë e cila detyrua gjyqtarin të ndalojë menjëherë ndeshjen.

Pasi të gjitha palët pritën që moti të qetësohej paksa, Oliver i urdhëroi të dy ekipet kombëtare që të kthehen sërish në fushë për të vazhduar ndeshja aty ku mbeti, me Gjermaninë që në fund doli fituese me rezultat 2-0./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori