Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga atje thonë se intensiteti i trafikut është rritur në rrugët jashtë zonave urbane, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve.
"Në pikën kufitare Tabanoc, për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth një orë. Përafërsisht një orë pritet edhe në Bogorodicë, gjithashtu për dalje nga vendi.
Në pikat e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi", thonë nga LAMM.
LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































