LAJMI I FUNDIT:

Në vend të maskës, fytyrën e kishte mbuluar me gjarpër – pasagjerët shikojnë të habitur burrin në autobus

Në vend të maskës, fytyrën e kishte mbuluar me gjarpër – pasagjerët shikojnë të habitur burrin në autobus

Shumë shtetet e kanë bërë të obligueshme bartjen e maskës mbrojtëse në transportin publik, por disa qytetarë kanë gjetur metoda të pazakonta për ta mbuluar fytyrën.

Një burrë nga Britania e Madhe ka habitur të gjithë pasagjerët që ishin në autobus kur u fut brenda për të udhëtuar nga Swinston drejt Manchesterit.


Në vend të maskës, në fytyrë ai kishte vendosur një gjarpër gjigant që e kishte mbështjell në formë të një shalli, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht mendova se mund të ketë vendosur ndonjë maskë të pazakontë. Por kur e pashë gjarprin duke u mbështjell edhe në tubin e autobusit, mbeta e habitur. Askujt nuk i pengonte, përkundrazi u është dukur diçka argëtuese”, ka deklaruar një pasagjere. /Telegrafi/