LAJMI I FUNDIT:

Në vend të dritares, kamerë – a do ta kishit blerë një Polestar 4

Në vend të dritares, kamerë – a do ta kishit blerë një Polestar 4

Polestar 4, është vetura suedeze që fitoi vëmendjen e vizitorëve në panairin e veturave në New York, e gjithçka falë dizajnit të pazakontë.

Kjo veturë, në pjesën e pasme nuk ka kurrfarë xhami apo dritare – pra kur lëvizni me të mbrapa duhet të mbështeteni në “retrovizorin” digjital si dhe në ato tradicionale që janë të vendosura në pjesët anësore, transmeton Telegrafi.


Kritikët thonë se kjo është e barabartë me “vënien e syve”, por Polestar mbrohet duke thënë se kjo zgjidhje e re e dizajnit “do të thotë se vetura është më e gjerë dhe gjithashtu duket më e bukur nga mbrapa”.

Polestar promovoi pasqyrën digjitale në pjesën e pasme si “një nga avantazhet më të mëdha funksionale të modelit Polestar 4”, por logjikisht, ata nuk vunë në dukje disavantazhet që mund të përfaqësonte kamera në vend të xhamit të pasmë.

Për shembull, nëse jashtë bie borë, do t’ju duhet të pastroni mjaft mirë lentet e kamerës, por le ta injorojmë edhe këtë – fakti është se teknologjia nuk funksionon gjithmonë siç është menduar.

Mund të keni shumë probleme dhe të përfundoni në një situatë ku nuk mund të shihni asgjë kur kamera “gabon”, gjë që tashmë është një kërcënim serioz për sigurinë tuaj, si dhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Çfarë mendoni, a do të blinit një veturë të tillë? /Telegrafi/