Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona. Por shumë nga 83 milionë banorët e Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa madje në vende pothuajse të paarritshme.
Zejnep Eralp dhe ekipi i saj po ngjiten në një terren të vështirë për të vaksinuar banorët e fshatit Altindere kundër COVID-19. Fshati gjendet rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, në malet e Turqisë lindore.
Vaksinimi i banorëve që jetojnë në fshatra të largëta është i rëndësishëm, sepse “njerëzit në fshatra jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush këtu ka infeksion, ai do të përhapet shumë shpejt”, thotë mjekja Zenepe Eralp, që është përgjegjëse për misionin e vaksinimit.
“Shumë banorëve nuk u pëlqen të shkojnë në spital në qytetet përreth. Pra duhet të vijmë ne tek ata”, shton mjekja.
Disa banorë janë skeptikë për vizitën e mjekëve.
“Këtu te ne ka muaj që nuk ka pasur raste me Covid-19”, thonë disa.
Para ca kohësh edhe Ali Kezeri gati i nxori mjekët jashtë. Por tani ai po merr dozën e dytë të vaksinës.
“Unë fillimisht kisha frikë. Këtu në fshat thoshin se mjekët po vinin për të vrarë të moshuarit. Apo se të moshuarit vdesin nga vaksinimi. Prandaj ne u frikësuam shumë”, thotë Ali Kezeri, banor i Altinderes.
Qeveria do të tregojë se po kujdeset për të gjithë. Por kritikët thonë se vaksinimi nuk po funksionon aq mirë sa thonë mediat.
Autoritetet fillimisht kishin premtuar se deri në maj do të jenë vaksinuar 60 për qind e popullsisë. Tani ata thonë se kjo do të bëhet deri në vjeshtë.
Kurse Shebnem Korur Fincancı, Kryetar i Shoqatës Mjekësore TTB, thotë se edhe kjo është tepër optimiste: “Ministrisë së Shëndetësisë i ka munguar transparenca që në fillim të pandemisë. Sa doza vaksine do të marrë Turqia dhe kur? Publiku nuk është informuar si duhet për asgjë nga këto. […] Por e qartë është, se nëse vazhdojmë me ritmin aktual, do të na duhet deri në një vit e gjysmë për t’i vaksinuar të gjithë”.
Dhe mjekët si Zenepe Eralp kanë shumë punë për të bërë për aq kohë sa do të ketë doza të mjaftueshme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
U kishin dhënë melatoninë fëmijëve, pronarja e një kopshti dhe tre punonjësit arrestohen nga policia amerikane
Iu vërsul me thikë policit, 17-vjeçarja nga Kalifornia qëllohet me tre plumba – i mbijetoi plagëve dhe i kërkoi falje zyrtarit policor
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare