LAJMI I FUNDIT:

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimi i banesave në Shkup është rritur për shtatë për qind

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimi i banesave në Shkup është rritur për shtatë për qind

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e katërt të vitit 2023 janë rritur për shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë, sipas indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor, pra me 1.3 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte 12.9 për qind, ndërsa rritja tremujore ishte 1.6 për qind. Rënia e çmimeve ka vazhduar edhe në tremujorin e tretë, kur rritja vjetore ishte 11 për qind, dhe krahasuar me tremujorin paraardhës 2.9 për qind.


Në vitin paraardhës 2022 ka pasur tendencë rritëse, në tremujorin e parë çmimi i banesave është rritur me 12,4 për qind në bazë vjetore, i ndjekur nga rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, me 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe me 20,6 për qind në tremujorin e katërt.

Banka Popullore përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet e shitjes të publikuara nga agjencitë që merren me transaksionet e patundshmërive.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës për lejet e ndërtimit të lëshuara për tetor 2023, në rajonin e Shkupit është planifikuar ndërtimi i 323 banesave të reja./Telegrafi/