LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë themelohet Zyra rajonale për bashkëpunim rinor, merr pjesë edhe Maqedonia

Në Tiranë themelohet Zyra rajonale për bashkëpunim rinor, merr pjesë edhe Maqedonia

Në Tiranë është duke u mbajtur takimi i dytë i Këshillit drejtues të Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor të Ballkanit Perëndimor, ku do të bëhet vlerësimi përfundimtoar dhe zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm të këtij trupi rajonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë takim janë edhe përfaqësues nga Agjencia për Rini dhe Sport nga Maqedonia. Marrëveshja ndërkombëtare për këtë trup rajonal duhet të nënshkruhet nga kryetarët e qeverive të Maqedonisë, Servisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Përmes programit të shkëmbimit, Zyra rajonale për bashkëpunim rinor duhet të kontribuoje në pajtimin ndërmjettë rinjve nga ish-Jugosllavia dhe nga Shqipëria dhe duhet ta nxitë bashkëpunimin e tyre./Telegrafi/