LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë u organizua Panairi i Punësimit

Në Tetovë u organizua Panairi i Punësimit

Gjithsej 27 kompani morën pjesë në Panairin e Punësimit që u organizua nga Agjencia për punësim (AP) në shtëpinë e kulturës në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të AP-së, Vllatko Popovski, panairi mundëson takim të kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet atij që kërkon punësim dhe punëdhënësit. Ai u bëri thirrje të rinjve që të zgjedhin arsim që do t’u siguronte punësim më të shpejtë.


Zv. drejtori Arben Ziberi tha se karvani i filluar në Shkup ka për qëllim që sa më shumë të papunësuar të gjejnë vendin e tyre të punës, si edhe punëdhënësit të gjejnë kuadrin që u duhet./Telegrafi/