Në Tetovë janë sekuestruar mbi 3.000 fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike
SPB Tetovë njofton se kanë konfiskuar mbi 3.000 fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Tetovë, me çka është ndaluar një 54-vjeçar.
“Më 18-dhjetor rreth orës 15:00, në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 54-vjeçarin F.A. nga Tetova, për arsye se i janë gjetur dhe konfiskuar mbi 3010 copë lëndë të ndryshme piroteknike, kryesisht fishekzjarre. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës për të do të përpilohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se prokurimi, shitja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike është në kundërshtim me Ligjin për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike dhe Kodit Penal.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka përforcuar kontrollin dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim. Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj., është kundërvajtje ligjore, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Prokurimi dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi të mëdha është në kundërshtim me Kodin penal të Republikës së Maqedonisë dhe për këtë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon para së gjithash nxënësit e shkollave fillore që të largohen nga lodrat e tilla të rrezikshme, të cilat shpeshherë mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, gjegjësisht lëndime në duar, sy dhe pjesë të tjera të trupit.
SPB Tetovë, i rikujton qytetarët (neni 32 i LKRQP) se me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, do të gjobohen të gjithë ata që organizojnë fishekzjarre, pishtarë ose ngjarje të ngjashme të paautorizuara në vende publike dhe nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse në përputhje me legjislacionin përkatës, si dhe ata që qëllojnë me armë zjarri në dasma apo festa të tjera familjare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë