Personaliteti televiziv James Argent ka bërë një imitim të fotografisë provokuese të David Beckham pranë pishinës, postuar në shtator nga gruaja e tij Victoria.

Ish-ylli i spektaklit “TOWIE”, 34 vjeç, i cili ka humbur afro 70 kilogramë pas një operacioni në ngushtimin e lukthit, bëri imitimin e tij më të mirë të futbollistit të shtrirë në një pishinë, me mbathjet e zhveshura në pjesën e pasme.


Duke pozuar i zhveshur, Arg e mori seriozisht realizimin e fotografisë, duke shfaqur disa nga tatuazhet me nënshkrimin e 46-vjeçarit David në shpinë në fotografinë për numrin festiv të “Heat Magazine”, shkruan DailyMail.

jas1

Argu veshi një palë pantallona të shkurtra të markës “Versace” për fotografinë dhe shkëlqeu me pamjen e tij ndërsa ishte shtrirë në pjesën e përparme në ujë me krahët e mbështetur anash, sikur po merrte rreze dielli.

jas2

Duke pasur flokë pak të lagura dhe duke treguar ngjyrën e tij të lëkurës dhe tatuazhin kryq, ngjashmëria ishte e çuditshme.

Victoria, 47 vjeçe, kishte publikuar më parë fotografinë e pacipë të burrit të saj, ndërsa ata ishin me pushime në Florida në muajin shtator.

jas3

Arg bashkohet me një mori yjesh në edicionin festiv të revistës së famshme angleze. /Telegrafi/

jas4