LAJMI I FUNDIT:

“Ne të tre”: Bëri ‘selfie’ me të dashurën, e cila po puthej me tjetrin në një aheng (Foto)

“Ne të tre”: Bëri ‘selfie’ me të dashurën, e cila po puthej me tjetrin në një aheng (Foto)

I riu i njohur vetëm si Mariano nga Argjentina, e ka zënë të dashurën duke e tradhtuar me tjetrin – pastaj ka bërë një ‘selfie’ me të tre së bashku.

Adoleshenti 20-vjeçar, kishte dalë pa partneren dhe më pas kuptoi se ndodheshin në të njëjtin aheng, ku ajo puthte tjetrin me plot pasion, transmeton Telegrafi.


Besohet se ajo nuk e ka ditur që është bërë fotografia, derisa nuk e ka parë të postuar në llogarinë e tij në Twitter. E cila u shpërnda për 63 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër.

“E dashura ime (tani ish) nuk po e di që jemi në të njëjtin aheng” shkruan në postim

Më vonë, Mariano postoi një mesazh që ia kishte dërguar e dashura, ku shkruante se kishte qenë shumë e dehur, ndërsa ai ishte shumë këmbëngulës.

“Duhet të kishte duruar më shumë”, ia ka kthyer ai, së bashku me një emoji duke qeshur dhe i ka dhënë fund lidhjes. /Telegrafi/