LAJMI I FUNDIT:

Në të gjitha trojet shqiptare sot shënohet Dita e Mësuesit

Në të gjitha trojet shqiptare sot shënohet Dita e Mësuesit

Në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. 125 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-së, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike.

Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.


Për të shënuar këtë ditë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojë Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të 7 marsit, Ditës se Mësuesit, organizon mbledhje përkujtuese në nderim të jetës dhe veprës se mësimdhënësve dëshmorë: Ismail Balaj, Metë Alaj, Ramadan Shala e Tahir Dushi.

Në këtë ceremoni me titullin “KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR” të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, do të nderohen mësimdhënës dëshmorë dhe nxënës martir.

Kujtojmë se më 7 Mars te vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Andaj, me çdo 7 – Mars kujtohen me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe.