LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 105 pacientë me coronavirus, 18 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 105 pacientë me coronavirus, 18 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 105 pacientë me COVID0-19, prej të cilëve 18 të infektuar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19.


“8 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 105 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 74 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore. 297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,485 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione”, bëjnë të ditur nga spitali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori