Në Spitalin e Mitrovicës tregojnë për gjendjen e të plagosurve në tregun e gjelbër
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore (njëri në regjionin e veshkës ndërsa tjetri në këmbë), pas të shtënave me armë zjarri nga një person sot rreth orës 11:00 në tregun e gjelbër në Mitrovicë.
Të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ku edhe kanë treguar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë sjellë tre pacientë në repartin e Emergjencës.
Sipas saj, njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, dy të tjerët pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencë janë pranuar në repartin e Urologjisë dhe të Ortopedisë.
“Rreth orës 11:22 janë sjell tre pacientë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, në repartin e Emergjencës, ku njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, 2 të tjerët pasi kanë marr trajtimin në Emergjencë janë pranuar në reparte. Njëri në repartin e urologjisë sepse plagën e lehtë në formë të gërvishtjeve i ka në regjionin e veshkave ndërsa tjetri në Repartin e Ortopedisë, ku menjëherë kanë intervenuar në sallën operative për të hequr pjesën e mbetur të plumbit në këmbë”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, sot një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Zahiti tha se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
“Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë ndër të tjera Zahiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?
Rrëqebulli i Ballkanit dhe disa lloje shpezësh drejt zhdukjes
A do të funksionalizohen hallkat elektronike për të dyshuarit këtë vit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?