LAJMI I FUNDIT:

Në Spanjë janë 96 mijë të infektuar me coronavirus dhe 8.464 tjerë që kanë humbur jetën, ekspertët tregojnë pse ky vend është bërë vendi i dytë më i prekur në Evropë

Në Spanjë janë 96 mijë të infektuar me coronavirus dhe 8.464 tjerë që kanë humbur jetën, ekspertët tregojnë pse ky vend është bërë vendi i dytë më i prekur në Evropë

Me 96 mijë të prekur nga coronavirusi dhe 8.464 të vdekur, Spanja ka tejkaluar Kinën dhe me hapa të shpejtë po i afrohet Italisë, vendit me numrin më të madh të prekurve me COVID-19 në Evropë.

Dita ditës po rritet numri i të sëmurëve, kurse vetëm më 26 mars, janë raportuar 8.271 rate të reja. Ajo çfarë është më së shumti për t’u brengosur, është përqindja e madhe e vdekjeve. Çdo ditë qindra persona po vdesin, transmeton Telegrafi.


Ekspertët thonë se pas përhapjes së virusit qëndrojnë shumë faktorë. Mediat në Spanjë më së shpeshti përmendin faktin se shërbimet publike janë të mangëta dhe në mënyrë të pabarabartë të shpërndara, e të paafta për të luftuar me këtë apo çfarëdo lloj tjetër të pandemisë.

Akademikët në Spanjë pjesërisht e konfirmojnë këtë si një nga arsyet kryesore, por ata cekin edhe faktorë tjerë. Ajo çfarë më së shumti theksohet në Spanjë, është numri i madh i të prekurve në mesin e punonjësve shëndetësorë. Në Itali rreth 8 për qind e të infektuarve me coronavirus janë punonjësit shëndetësor, kurse në Spanjë kjo përqindje është dy herë më e madhe.

“Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Evropë, ka bërë të ditur se ndikimi i COVID-19 varet nga niveli i përgatitjes së një vendi dhe aftësisë që të ndërmerr me shpejtësi kundërmasat që do ta luftonin atë problem. Nëse numri i të prekurve ka ndodhur shpejtë siç është rasti në Spanjë, e burimet njerëzore dhe materiale në luftën kundër virusit nuk janë të garantuara, atëherë ndikimi është shumë më i madh. Kjo ndikon që të rritet numri i vdekjeve, në veçanti në një vend ku personeli mjekësor është prekur në masë të madhe”, ka deklaruar për Al Jazeera, Silvia Karlos Chileron, profesoreshë e Shëndetit Publik dhe Parandalim në Universitetin Navari.

Një nga faktorët tjerë është numri i vogël i spitaleve që do të ballafaqoheshin me numrin e madh të prekurve me coronavirus. Konfederata shtetërore e sindikatave medicinale në Spanjë (CESM) këtë çështje ia ka adresuar organeve kompetente, duke kërkuar nga ministria e Shëndetësisë të sigurojë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe atë në një afat rekord.

Në këtë rast, CESM-it që edhe i është refuzuar kërkesa edhe nga gjykata, pretendohej se ministria deri më tani nuk u ka ofruar mbrojtje e mjaftueshme profesionale punonjësve shëndetësorë, me qëllim që gjatë punës së tyre të kenë më pak rrezik nga infeksioni me coronavirus.

“Njerëzit në përgjithësi po respektojnë qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre dhe po tentojnë të mos i frekuentojnë edhe aq shumë spitalet, kuptohet ata që kanë probleme të vogla shëndetësore, dhe kjo po ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga përhapja e coronavirusit. Por nuk ka mjaftueshëm materiale sanitare për një krizë të tillë, gjë që rrit gjasat që personeli mjekësor të infektohet”, ka thënë një nga mjekët e shumtë spanjoll.

“Një nga arsyet tjera të përhapjes së coronavirusit para se të vihej gjendja e jashtëzakonshme, është niveli i ulët i perceptimit mes banorëve që coronavirusi paraqet rrezik”, ka thënë Jose Fernandes, hulumtues dhe docent i Sociologjisë në Universitetin Kordoba.

“Deri vonë nuk ka pasur informacione të mjaftueshëm rreth asaj se çfarë në të vërtetë është coronavirusi”, ka shtuar ai.

Kjo e shpjegon më së miri faktin se si një numër i madh i spanjollëve kanë udhëtuar, pa pasur frikë që të ndjekin ndeshjen në Itali të zhvilluar mes Atalantas dhe Valencias.

Rreth 3 mijë tifozë kishin udhëtuar nga Spanja për në Milano për ta ndjekur nga afër ndeshjen, për të cilën shumë thonë sot se ka qenë “baruti që ndezi” përhapjen e virusit në veri të Italisë, por edhe në tërë botën.

“Gjithashtu, Spanja ka një popullsi më të moshuar, kurse shtëpitë e pleqve nuk kanë ndonjë shërbim të avancuar medicinal që do të përkujdesej për ata”, ka shtuar Fernandes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori