LAJMI I FUNDIT:

Në Sofje protestohet kundër Kishës Ortodokse Bullgare për shkak të Kryepeshkopatës së Ohrit

Në Sofje protestohet kundër Kishës Ortodokse Bullgare për shkak të Kryepeshkopatës së Ohrit

Një protestë po zhvillohet përpara selisë së Sinodit të Kishës Ortodokse Bullgare (KOB) në Sofje mbi vendimin e peshkopëve bullgarë që të mos marrin pjesë në kremtimin e njëmijëvjetorit të themelimit të Kryepeshkopatës së Ohrit, që do të mbahet në Ohër më 27 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Fondacionit “Bullgari mençur”, Milen Vrabevski, i cili e organizon protestën, tha se pas shpinës së patriarkut Neofit është bërë një komplot nën presionin e jashtëm.


Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë përgjigje nga Sinodi i KOB-it për vendimin e fundit për të ndaluar klerin bullgar të rangut të lartë që të marrë pjesë në kremtimin e 1000 vjetorit të Kryepeshkopatës së Ohrit. /Telegrafi/