LAJMI I FUNDIT:

Në shkurt nis të jetësohet Ligji për Trepçën

Në shkurt nis të jetësohet Ligji për Trepçën

“Trepça”, gjiganti ekonomik kosovar i cili me miratimin e Ligjit për “Trepçën” në dhjetorin e vitit 2016 i është kthyer shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pritet të jetë sërish promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Në vitin 2018 “Trepçën” e pret sfida më e madhe – zbatimi i Ligjit për “Trepçën”, i cili nuk është jetësuar akoma, ndonëse ka kaluar mbi një vit nga miratimi në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i formojë dy bordet, Bordin Mbikëqyrës dhe atë Menaxhues, pa të cilët Ligji për “Trepçën” nuk mund të zbatohet. Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se është jetike formimi i bordeve, pa të cilët “Trepça” nuk mund të zhvillohet në asnjë segment të saj, shkruan Zëri.

Kompleksi metalurgjik “Trepça” viteve të fundit vazhdon të përballet me plot sfida të ndryshme të zhvillimit të saj, ngase ka një kohë të gjatë që është edhe pa bord drejtues, i cili do ta mundësonte zbatimin e Ligjit për “Trepçën”, që ka hyrë në fuqi një vit më parë.


“Presim që shumë shpejt të formohet Bordi Menaxhues, pa të cilin kemi mbetur peng dhe nuk po mund t’i realizojmë planet që kemi. Realisht pa zbatimin e ligjit nuk mund të ketë as prodhim, por që me fillimin e këtij viti besojmë se gjithçka do të rregullohet, se do të formohen bordet dhe do të nisë funksionalizimi i plotë i ligjit”, tha Tmava. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori